SPORT, 23 Tetor 2022, 13:36

CHAMPIONS/ Drejtoi Barcelona-Inter, UEFA i beson arbitrit polak ndeshjen e Milanit

CHAMPIONS/ Drejtoi Barcelona-Inter, UEFA i beson arbitrit polak ndeshjen e

Milani do të përballet mbrëmjen e së martës ndaj Dinamo Zagrebit në transfertë në orën 21:00, e vlefshme për ndeshjen e 5-të të fazës së grupeve të Champions-it.

Sektori i dizenjimit në UEFA ka zgjedhur arbitrin e këtij takimi, i cili do të jetë polaku Simon Marciniak.

Ky i fundit arbitroi supersfidën e “Camp Nou”-t mes Barcelonës dhe Interit, duel që përfundoi me rezultatin 3-3.

Asistent të kryesorit nga Polonia do të jenë Pavel Sokolniçki dhe Tomas Listkieviçz.

Arbitër i katërt pritet të jetë Tomas Musial.

Në VAR do të jetë Tomas Kviatkovski, ndërsa në AVAR, Bartoz Frankovski.

CHAMPIONS/ Drejtoi Barcelona-Inter, UEFA i beson arbitrit polak ndeshjen e