TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Geri Lineker u vlerësua me çmimin ndërkombëtar të gazetarisë sportive në një ngjarje të zhvilluar në “Camp Nou”. Në një bisedë me gazetarin Xhordi Baste, një nga anëtarët e jurisë, ai nuk e fshehu faktin që shpreson të shohë përsëri Leo Mesin të luajë për Barçën.
“Shpresoj që të kthehet, është një ëndërr që kam. Ndoshta mund të kthehet një ditë. Do të doja ta shihja, do të ishte shumë e veçantë, sepse mënyra që Mesi u largua nga klubi ishte shumë e trishtuar. Për mua si tifoz dhe për të gjithashtu”.
Lineker foli edhe për mesfushorin e Barcelonës, Pedrin: “E dua, është një lojtar i veçantë. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i ndryshëm. Ai ka pothuajse gjithçka”.
Gjithashtu ai vuri në pah edhe rolin e të rinjve në klub dhe punën e Çavi Hernandez.
“Është herët, por unë e shoh ekipin mirë, sepse Barça ka disa lojtarë të rinj shumë të mirë. Të jesh trajner i Barçës është e vështirë sepse është një nga klubet më të mëdha në botë, por unë mendoj se Çavi e ka bërë mirë dhe po përmirësohet, është e vështirë të ndryshosh gjithçka shpejt.”
Ndër të tjera, Geri zbuloi edhe marrëdhëniet me trajnerët e tjerë si Murinjo, Klop dhe Guardiola.
Murinjo nuk flet me mua, nuk e di pse. Me Fergusonin nuk shkoj mirë dhe me Klopin e Guardiolën nuk kam asnjë problem”, përfundoi ai.