TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erling Haland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, teksa norvegjezi po mahnit të gjithë me shifrat e tij të golave të shënuar.
Sulmuesi i Mançester Sitit, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar tri herë, shifra të pabesueshme.
Pas ndeshjes së djeshme, Guardiola është pyetur nga gazetarët nëse Haland është sulmuesi më i kompletuar që ka stërvitur ndonjëherë.
“Haland është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga më të mirët momentalisht. Shifrat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këto ritme, ai ka për të lënë gjurmë në këtë sport. A është sulmuesi më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë? Po Messi?””, është shprehur Guardiola duke nënkuptuar se argjentinasi është sulmuesi më i mirë që ai ka stërvitur ndonjëherë.