SPORT, 24 Tetor 2022, 11:52

Ndeshja me Benfikën në Champions, Juventusi në Lisbonë edhe për objektivin real në merkato

Ndeshja me Benfikën në Champions, Juventusi në Lisbonë edhe

Aleks Sandro do të përshëndesë Juventusin në fund të këtij sezoni, pasi mbrojtësi i majtë brazilian ka vite që është jashtë parametrave të tij dhe në Torino nuk kanë ndërmend që të vazhdojnë të shpenzojnë 6 milionë euro në vit për rrogën e tij.

Madje, zëvendësuesi i Sandros ka kohë që është individualizuar dhe të martën në Lisbonë, përveç se do të provojnë të mundin Benfikën, drejtuesit e Juves do të flasin nga afër edhe me futbollistin e “Shqiponjave”, Alehandro Grimaldon.

Spanjolli është në skadencë kontrate me luzitanët dhe vazhdon të shtyjë rinovimin me ta. “Zonja e Vjetër” është pjesë e preferencave të Grimaldos, ndonëse 27-vjeçari pretendon të paktën 3.5 milionë euro në sezon, thuajse dyfishin e asaj që fiton te Benfika (2 milionë neto).

Ndërkohë, alternativa të Grimaldos për Juventusin janë Alfonso Pedraza i Vijarealit, me 26- vjeçarin që pëlqehet edhe nga Interi, por në të njëjtën kohë edhe portugezi Rafael Guerreiro i Dortmundit.