SPORT, 23 Tetor 2022, 20:13

Njukasëll i shkakton humbjen e dytë radhazi Totenhemit të Kontes

Njukasëll i shkakton humbjen e dytë radhazi Totenhemit të Kontes

Njukasëll i shkakton humbjen e radhës Totenhemit në Premier Ligë duke e mundur 2-1. Njukasëlli nuk regjistron asnjë humbje në 7 ndeshjet e fundit duke u ngjitur në vendin e 4 në kampionat.

Goli i parë erdhi në minutën e 31’ nga Uilson dhe në minutën e 40’ Almiron dyfishon shifrat duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Më pak se 10 minuta pas fillimit të pjesë së dytë “Spurs” gjetën një rrugë për t’u rikthyer në lojë. Sulmuesi anglez Herri Kejn e gjen fundin e rrjetës vetëm në minutën e 54’.

Ekipi i Kontes u përpoq të merrte një barazim, por e gjetën veten të paaftë për të thyer mbrojtjen e Njukasëllit.

Totenhem e mbyll javën e 12-të të Premier Ligës në vendin e 3-të, ndërsa Njukasëll me 21 pikë në vendin e 4-t.