TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli i këtij sezoni duket se nuk njeh rivalë në kampionatin italian ku marshon i pandalshëm.
Skuadra e Spaletit ka dhënë sot një provë force me një fitore bindëse ndaj Romës (0-1) së Murinjos pikërisht në fushën e kësaj të fundit.
Në një duel shumë të luftuar, por ku Napoli iu afrua disa herë rrjetës, diferencën e bëri goli i Viktor Osimhen në minutënn e 80-të, për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme napolitanëve të cilët kryesojnë të shkëputur,
Por mbi të gjitha ishte një mesazh i qartë i forcës së kësaj skuadre e cila gjen thuajse gjithmonë një mënyrë për të zgjidhur ndeshjen falë elementëve që ka në dispozicion, siç bëri sulmuesi nigerian me golin e tij të jashtëzakonshëm që vulosi fitoren dhe kreun.
