SPORT, 20 Maj 2022, 18:09

Video/ Balaj i pandalshëm në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon golin e sezonit me Bolusporin

Video/ Balaj i pandalshëm në Turqi, sulmuesi i Kombëtares

Bekim Balaj është kthyer padyshim në “xhevahirin” e skuadrës së Bolusporit, i cili ka arritur të gjejë dhe golin e tij të katërt me skuadrën turke.

Në sfidën përballë Altinordu, bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32-të

Sfida u barazua më pas nga Ozkan me anë të një 11-metërshi, por në minutat e fundit, Boluspori arriti të merrte tre pikët me një gol të Polat.