TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi po mendon menjëherë për sezonin e ri, duke bërë plane për skuadrën. Përveç se disa emrave që janë shfaqur në listën e largimeve, gjithashtu ka dhe emra të tjerë që priten të afrohen.
Njëri prej tyre është dhe mesfushori i Romës, Henrik Mkitarjan, i cili duket se nuk do të vazhdojë më me skuadrën e Murinjos.
Ai pritej të largohej që në verën e kaluar me ardhjen e Zhoze Murinjo, por portugezi vendosi që ta mbante dhe ta bënte gjithashtu një titullar.
Gjithsesi armeni nuk bën pjesë në planet e teknikut 59-vjeçar për projektin e ri që do të nisi me Romën, kështu mund të largohet si një lojtar i lirë dhe Inter është në podium për nënshkrimin me Mkitarjan.