SPORT, 20 Maj 2022, 15:41

Është objektivi i Juventusit këtë merkato, ylli argjentinas i thotë lamtumirë PSG-së

Është objektivi i Juventusit këtë merkato, ylli argjentinas

Sulmuesi argjentinas i PSG-së, Angel Di Maria, e ka mbyllur ciklin me skuadrën franceze dhe këtë e ka zyrtarizuar vetë me anë të një postimi në Instagram.

Me anë të një fotoje ku shfaqen të gjithë lojtarët e kampionëve të Francës, argjentinasi shkruan: “Faleminderit”, në gjuhën spanjolle dhe atë franceze.

Di Maria pritet të transferohet te Juventusi në verë, por problem ishte paga, sepse te PSG, ai fiton më shumë. Por pas këtij postimi, duket se 34-vjeçari është gati për një aventurë të re në Itali.