TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm 20-vjeçar, por ia ka dalë që emri i tij të përmendet nëpër korridoret e zyrave të skuadrave të mëdha të Milanos. Mesfushor me aftësi teknike shumë të mira dhe një talent që premton shumë.
Ai është Kristjan Asllani, futbolli i Shqipërisë që po shkëlqen me Empolin në elitën e futbollit italian. 22 paraqitje këtë edicion, 1 gol, 1 assist dhe fitimi i zemrave të shumë tifozëve. Këto ishin vetëm disa nga statistikat dhe arritjet e tij.
Le të flasim pak për Milanin dhe interesimin e tij. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Pauolo Maldini ka kohë që e ndjek dhe ka qenë një nga të paktit që ka pare aftësitë e tij që në fillim. Nuk do jetë aspak e lehtë për “Djallin” që të bëjë për vete Kristjan Asllanin dhe arsyet janë të shumta. Së pari, Empoli e do në ekip edhe për vitin tjetër dhe së dyti, konkurrenca është tejet e madhe, pasi në këtë tratativë me siguri do ndjejnë shqetësimin edhe të kushurinjve zikaltër.