SPORT, 19 Maj 2022, 18:02

VIDEO/ Festë madhështore lamtumire e Insinjes, nuk mund të mungonte Hysaj

VIDEO/ Festë madhështore lamtumire e Insinjes, nuk mund të

Lorenco Insinje ëndërronte që t’i jepte lamtumirën Napolit duke ngritur lart një trofe historik të Serisë A. Por Napoli u desh të kënaqet me vendin e tretë dhe tashmë kapiteni bëhet gati të ndahet përfundimisht nga klubi ku u kthye në një idhull.

Lojtari si fillim ka vendosur të ndahet me një festë madhështore nga shokët dhe ish-shokët e skuadrës, meqë do të udhëtojë përtej Atlantikut për të luajtur në MLS me Toronton. Ai ka mbledhur në një lokal luksoz shumë emra më të cilët ka ndarë dhomat e zhveshjeve në këto vite te Napoli e përfaqësuesja italiane.

Sigurisht, nuk mund të mungonte as Elseid Hysaj i cili bashkë me Pepe Reina, ishin të ftuarit e veçantë nga radhët e Lacios dhe kishin marrë leje nga klubi për të qenë të pranishëm në këtë eveniment të ish-kapitenit të tyre.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare postoi në rrjetet sociale edhe një mesazh në të cilin i uronte fat Insinjes në aventurën e re.

VIDEO/ Festë madhështore lamtumire e Insinjes, nuk mund të