SPORT, 19 Maj 2022, 23:20

Liverpool do të festojë edhe pa Champions

Liverpool do të festojë edhe pa Champions

Liverpool ka njoftuar se do të organizojë festime para tifozëve të tyre fundjavën e ardhshme edhe nëse nuk arrijnë të fitojnë Premier League ose UEFA Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mund të përfundojnë një sezon të jashtëzakonshëm në nëntë ditët e ardhshme, në garë edhe për dy trofe të tjerë, pasi kanë fituar tashmë Kupën FA dhe Carabao Cup.

Megjithatë, edhe nëse nuk i fiton dy trofetë e tjerë, Premier dhe Champions, klubi sërish vendosi të festojë më 29 Maj, madje është gati edhe programi.

Parada e skuadrës do të nisë në orën 16:00 dhe do të përfshijë edhe një autobus me yjet e skuadrës së femrave të Liverpool që fitoi kampionatin dhe siguroi ngjitjen në Superligë.

Festimet organizohen në bashkëpunim me bashkinë e qytetit që vlerëson se sido që të jetë rezultati i fundit të sezonit në Angli dhe finalja e Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe Liverpool Women tashmë kanë bërë krenarë të gjithë në këtë qytet dhe të dyja skuadrave do tu jepet festën që meritojnë.