TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Finalja e madhe e Air Albania po afron. Më 25 maj, në Tiranë do të luhet Roma-Fejnord, sfidë kjo e vlefshme për Conference League.
Një lëmsh i vërtetë është krijuar për biletat, të cilat u zhdukën shumë shpejt. Tregu i zi mbetet prezent dhe diçka të tillë e konfirmon edhe Kees Lau, Kryetari i shoqatës së tifozëve të Feynord, në një intervistë për DE.
“Ju po shihni se çmimet në tregun e zi po bien ndjeshëm. Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani mund të blini një biletë për 500 euro nëse jeni me fat. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm të paguajnë 500 euro. Shumë mbështetës udhëtojnë vetë drejt Shqipërisë".
