TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portieri i PSG-së, Xhaluixhi Donaruma ka folur për mediat nga grumbullimi me kombëtaren e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
I pyetur nga gazetarët Donaruma ka komentuar sezonin e kaluar duke treguar situatën e vështirë të ambientimit te Parisi, ai gjithashtu i ka bërë komplimenta ish-skuadrës së tij Milanit për titullin kampion, por pa harruar të theksojë se nuk pendohet për largimin nga kuqezinjtë.
I bëj komplimenta Milanit për titullin e Serisë A, ishte një vit perfekt për ta dhe jam krenar për arritjet e tyre, por nuk pendohem për largimin.
Kielini do të na mungojë të gjithëve, ishte një pikë referimi për të gjithë ne si brenda dhe jashtë fushës. Një shembull i vërtetë për të gjithë të rinjtë italian.”, u shpreh Donaruma.