SPORT, 6 Prill 2022, 20:08

Sulmuesi i Shpresave kuqezi shënon tre gola kundër Romës, çon skuadrën e tij në finalen e Kupës së Italisë

Sulmuesi i Shpresave kuqezi shënon tre gola kundër Romës,

 

Eljon Toçi është kthyer në një nga emrat më interesantë mes futbollistëve të cilët po rriten në akademitë e futbollit italian. Sulmuesi 19-vjeçar, po shkëlqen në radhët e skuadrës së të rinjve të Fiorentinës me paraqitjet dhe me golat e tij, duke e ndihmuar këtë të fundit të shkojë në finalen e Kupës së Italisë.

Sot, ai ishte vendimtar në duelin gjysmëfinal mes Fiorentinës dhe Romës, të mbyllur me shifrat 5-2, pasi tundi tre herë rrjetën e portës kundërshtare. Në pjesën e parë, golat e Toçit në minutat 21 dhe 23 bënë që sfida të shkonte në shifrat 3-1 për ekipin e tij, ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes ai shënoi edhe golin e rezultatit të përkohshëm 4-1 për ekipin e tij.

Tani Toçi do të provojë të fitojë trofeun në finalen ndaj Atalantës. Një sukses që ka qenë ogur i mirë për futbollistë të tjerë shqiptarë si Manaj me Interin, Strakosha me Lacion apo Asllani me Empolin, të cilët më pas janë bërë pjesë e Kombëtares A.