SPORT, 5 Prill 2022, 20:43

Gol për ditëlindje, talenti i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës me Benfikën

Gol për ditëlindje, talenti i Kombëtares shqiptare gjen

Ardian Bajrami ishte risia e Edi Rejës në sfidat e muajit mars. Talenti 20-vjeçar, i cili është pjesë e Benfikës në Portugali, u grumbullua nga trajneri Italian me Kombëtaren A, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

Mbrojtësi është lider absolute te skuadra U-23 e Benfikës, madje mban edhe shiritin e kapitenit. Bajrami gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Bragës U-23, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-5. Një gol special ky për shqiptarin, që erdhi në ditën e lindjes së tij.

Në minutën e 26-të, shqiptari zhbllokoi sfidën, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Me formën e shkëlqyer që po kalon, Bajrami ofron garanci në të ardhme.