TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti dhe Liverpuli fituan ndeshjet e para çerekfinale të Champions League, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve. Mançester Siti fitoi 1-0 në shtëpi me Atletiko Madrid, ndërsa Liverpuli mposhti 3-1 Benfikën në transfertë.
Sity dominoi ndaj madrilenëve në të dyja pjesët dhe rezultati duhet të ishte më i thellë. Pas një mori rastesh në të parën, goli do të vinte në të dytën, me Kevin de Bryune në minutën e 70-të, pas pasimit të Foden.
Një rezultat i mirë për të besuarit e Guardiolës, por që gjithsesi, ende nuk është thënë fjala e fundit, pasi Atletiko Madrid mund të përmbysë në kthim.
Ndërsa Liverpuli mund ta quhet gjysmëfinalist. "Të Kuqtë" shënuan dy gola në pjesën e parë me Konate në 17’ dhe Mane në 34’. Vendasit patën dy raste të mira për të ngushtuar në 45 minutat e para, por edhe Salah mund të kishte shënuar të tretin.
Në pjesën e dytë, Benfika ngushton në 1-2 në minutën e 49-të me Nunez dhe luftoi për të paktën një barazim. Por në 87’ Diaz vrau shpresat e vendasve me golin e tretë. Pas një jave luhen ndeshjet e kthimit.