TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Simone Inzagi ka festuar dje ditëlindjen e tij e 46-të që e gjeti në eksperiencën më të rëndësishme të jetës së tij si trajner, të paktën deri më tani.
Numri 1 i pankinës së Interit ka marrë dhuratën e parë të dielën me atë fitore ndaj Juves dhe një tjetër që e pret të shtunën në ndeshjen me Veronën.
Tifozëria dhe po ashtu klubi nuk i kanë kursyer urimet ditën e djeshme, por çfarë mund të kërkojë një si Inzagi si dhuratë? Në këtë fundsezoni, pa dyshim që përgjigjja e parë është titulli, por për të ardhmen lista e dëshirave të teknikut në planin sportiv mund të jetë e gjatë.
DËSHIRAT – Pa dyshim që një zëvendësues i denjë i Brozoviçit do të ishte kyçi për ta bërë Interin të frikshëm edhe në mungesë të kroatit, sepse Simone del kokulur nga fusha sa herë që 29-vjeçari nuk luan.
Porta po ashtu shqetëson, jo vetëm sepse Handanoviç shpesh frikëson me daljet, por edhe sepse Andre Onana që do të mbërrijë në verë ka lënë jo pak për të dëshiruar.
E treta, në kufi mes dëshirës dhe realitetit, është rikthimi i Romelu Lukakut, kolosit që mund të zgjidhë ndeshjet dhe problemin aktual të golit. Përpos këtyre ka edhe një listë me dëshira platonike, që më shumë se dëshira janë pengjet e trajnerit, që deri më tani i kanë shënjuar sezonin.
PENGJET – “Sikur të kishim mundësinë të luanim edhe një herë 20 minutat e fundit të derbit të 5 shkurtit”, duhet të ketë qenë mendimi që është vërtitur në mendjen e Inzagit gjatë gjithë kësaj periudhe, duke parë se ato minuta nisën krizën e Interit. Një tjetër sikur do të lidhej me moshën e Xhekos, Sançezit e Vidalit, futbollistë me mentalitet fituesi e karizëm, por motori i të cilëve nuk përgjigjet më si duhet.
Tani, me një vit më shumë në shpatullat e veta, Inzagi duhet të tregojë se mund të fitojë me çdo gjë që i vendoset në dispozicion dhe Interi, pavarësisht çdo gjëje, i ofron jo pak mundësi.