TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Leçe dhe Sasuolo kanë ndarë pikët në ndeshjen e sotme në Serinë A, në një barazim 1-1 që në fakt nuk ka kënaqur asnjërën skuadër, edhe pse të dyja vinin nga humbje në sfidat e mëparshme.
Ishte Leçe e Ylber Ramadanit që krijoi më shumë raste në pjesën e parë, por u godit në fundin e saj nga një penallti e akorduar me VAR, të cilën Berardi e transformoi saktësisht.
Në fillimin e pjesës së dytë erdhi goli i Krstoviç për vendasit, që vendosu baraspeshën në shifra, teksa Leçe për pak minuta tentoi të shfrytëzonte entuziazmin për të shënuar përsëri.
Por me hyrjen në fushë të Bajramit te ekipi mik, situata ndryshoi pasi mesfushori kuqezi i dha një tjetër ritëm sulmit dhe krijoi raste që nuk u shfrytëzuan nga shokët e skuadrës. Në fund, barazimi 1-1 ishte rezultati më i drejtë i sfidës, por që nuk ka lënë shumë të kënaqura të dy skuadrat të cilat kanë ambicie që në këtë sezon të afrohen edhe më shumë me zonën e Europës.
LEÇE-SASUOLO 1-1
48′ Krstoviç / 22′ (p) Berardi.