SPORT, 7 Tetor 2023, 14:30

Rei Manaj e bën “sefte” në Turqi, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me skuadrën e re

Rei Manaj e bën “sefte” në Turqi, sulmuesi shqiptar gjen

Rei Manaj ka gjetur golin e parë në Turqi me skuadrën e Sivasporit kundër Pendikspor në transfertë.

Një kundërsulm vrastar nga skuadra e Sivasporit në minutën e 57’, i cili u finalizua në mënyrën e duhur nga ana e 26-vjeçarit.

Ky ishte goli i dytë për Sivasporin në këtë ndeshja, që u barazua shumë shpejt nga ekipi ku aktivizohet Endri Çekiçi, por që dy minuta pas barazimit miqtë shënuan golin e tretë.