SPORT, 7 Tetor 2023, 12:55

A do të shkarkohet Zhoze Murinjo? Ja si qëndron e vërteta mes Romës dhe trajnerit portugez

A do të shkarkohet Zhoze Murinjo? Ja si qëndron e vërteta mes

Roma do të luajë nesër në transfertën me Kaljarin në orën 18:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Seria A.

“Corriere dello Sport” raportoi se nëse verdhekuqtë do të humbasin nesër, atëherë trajneri Zhoze Murinjo do të shkarkohet. Dhe nëse kjo gjë të ndodhte pasuesi i tij do të ishte trajneri i shkarkuar nga kombëtarja e Gjermanisë, Hansi Flik

Por media tjetër “ANSA” raporton klubi e ka cilësuar të rremë lajmin dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt mes pronarit amerikan Dan Friedkin dhe Flikut.