TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa klubi mendon mënyrën për të gjetur një akord me Realin e Madridit për ta blerë, spanjolli duket i fokusuar në çështjet e fushës e një prej tyre është ndeshja e sotme e orës 15:00. Brahim Diaz u zgjodh dje nga UEFA si “Lojtari i ndeshjes” për Milan-Napoli. Sulmuesi spanjoll, autor i një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Napolit, ka dhënë edhe disa deklarata të shkurtra për mikrofonat e “uefa.com”.
Të lumtur që fituat apo me pengje se mund të kishit shënuar më tepër?
Napoli luajti mirë. Ne patëm një shans për të shënuar dhe ia dolëm. Kjo është e rëndësishme. Napoli bëri një lojë të mirë, por edhe ne. 15 minutat e para ishin të komplikuara për ne, sepse edhe rivalët e filluan shumë mirë ndeshjen, na bënë presion, por më pas mendoj se edhe ne bëmë mirë.
Dy ditë pushim e përsëri në fushë. Sa mund të ndikojë Champions-i në ecurinë tuaj në kampionat?
Ishte e vështirë ndaj Napolit e përsëri do të jetë ashtu të martën. Vërtetë fitova çmimin “Lojtari i ndeshjes”, por gjëja më e rëndësishme ishte padyshim rezultati, pasi ishte një ndeshje e vështirë. Ata patën shanse, por patëm edhe ne shanset tona. Tani le të mendojmë për Bolonjën, pasi do të jetë një tjetër përballje e ndërlikuar në sezonin tonë.
Cili është sekreti që nuk pësoni në Europë?
Milani nuk ka pësuar gol në pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve dhe sekreti është se të gjithë japin ndihmën e tyre si kur sulmojmë, ashtu edhe kur mbrojmë. Ky është sekreti. Punojmë shumë, mundohemi të mos u japim hapësirë kundërshtarëve dhe kjo është e gjitha.
Sa shanse ka Milani për një rezultat në Napoli të martën?
Mendoj se gjithçka është e hapur. Ne do të luftojmë sërish dhe të dalim në fushë me këtë frymë. Duhet të vazhdojmë të punojmë kështu sepse të tillë jemi. Jemi një ekip me shumë talent.