TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Orges Shehi ka reaguar me anë një postimi në “Instagram” në lidhje me pezullimin nga Tirana. Ish-portieri i njohur shqiptar drejtoi rekordmenët bardheblu për mbi dy vite e gjysmë.
46-vjeçari regjistroi 120 ndeshje si trajner i Tiranës, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion (2022) dhe Superkupën e Shqipërisë (2022). Drejtuesit e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, vendosën të pezullonin Shehin pas humbjes 0-3 me Laçin. Skuadra po stërvitet përkohësisht nga Julian Ahmataj.
“Çdo fillim e ka një fund. Pas shkarkimit më mbetet t’i uroj suksese ekipit dhe të falënderoj të gjithë bashkëudhëtarët e mi në këtë rrugëtim plot sfida. Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur kudo dhe kurdoherë”, shkruan Shehi