TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid frikësohet se ka një spiun në radhët e tyre që po rrjedh informacione të ndjeshme.
Një llogari anonime në “Twitter” po ndan lajme nga skuadra e parë dhe përditësimet e dëmtimeve përpara se ato të bëhen publike nga klubi. Llogaria në fjalë ndalon së postuari në ditët e ndeshjeve. Postuesi misterioz ka treguar informacione në lidhje me dëmtimet e Ljuk Shout, Tarjell Malacias dhe Serxho Reguilonit.
Pjesa më e madhe e informacionit është e saktë dhe konfidenciale. Dhe, sipas “The Mail”, llogaria ka ngritur dyshime të mëdha në “Old Trafford”. Shefat e klubit besojnë se dikush i lidhur me klubin duhet të fshihet pas saj dhe kanë nisur hetimet.