SPORT, 5 Tetor 2023, 09:23

Levandovski tremb Barcelonën, mësohet dëmtimi që polaku pësoi me Porton

Levandovski tremb Barcelonën, mësohet dëmtimi që polaku

Një nga notat negative të mbrëmjes në “O Dragao” për Barcelonën ka qenë dëmtimi i pësuar nga Levandovski. Sulmuesi polak është detyruar të lërë fushën e lojës pas rreth gjysmë ore lojë për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër të njërit nga mbrojtësit e Portos.

Për momentin klubi nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme rreth dëmtimit të polakut, por ai është parë me probleme në kavilje. Analizat më të hollësishme pritet të nxjerrin shkallën e dëmtimit, por në Barcelonë nuk duken pesimistë për gjendjen e sulmuesit.

Ndërkaq, 35-vjeçari gjatë një interviste për “Sport Bild” ka folur sërish për të ardhmen e tij, duke përjashtuar një transferim të shpejtë në Arabinë Saudite.

“Unë nuk mendoj gjë tjetër veç Barcelonës në këto momente. Dua të shfrytëzoj çdo moment në fushë, sepse e di se nuk do të luaj përjetë futboll. Arabia le të presë, tani jam i fokusuar te Barcelona, jam shumë i lumtur këtu dhe nuk kam përse të ndryshoj ambient”, tha ndër të tjera polaku.