TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Botërori i vitit 2030, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e këtij kompeticioni, do të jetë unik.
FIFA ka bërë të ditur, se Botërori do të shtrihet në tre kontinente dhe në gjashtë shtete të ndryshme.
Për organizimin ka fituar kandidatura e përbashkët mes Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, por përveç Europës dhe Afrikës, ndeshjet do të luhen edhe në Amerikën e Jugut.
Uruguai, Argjentina dhe Paraguai, do të presin ndeshjet hapëse.