TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jemi vetëm në nisje të kampionatit dhe deri tani në Superiore janë shkarkuar katër trajnerë. I pari që e pësoi ishte Stavri Nica, i larguar nga Laçi që në javën e parë.
Trajneri zëvendësoi Raman Hallacin, i cili pas dy javësh u shkarkua nga Kukësi. Nuk mbaron këtu, pasi në vendin e Stavri Nicës, kurbinasit ulin në stol Skerdi Bejzaden. Por, ish-lojtari i njohur nuk e zgjati shumë qëndrimin dhe drejtoi vetëm pesë ndeshje, ndërkohë që para disa ditësh ekipin e mori Mirel Josa.
Ndërkohë edhe Teuta ka shkarkuar Diego Longon dhe ka rikthyer Edi Martinin. Në Kategorinë e Parë i vetmi ndryshim deri tani është te Luzi 2008, ku u largua Bledar Devolli dhe në stol erdhi Xhevahir Kapllani.