SPORT, 5 Tetor 2023, 11:24

Xherdan Shaqiri turpëron Inter Majemin, skuadra e Mesit rrezikon kualifikimin në “play off”

Xherdan Shaqiri turpëron Inter Majemin, skuadra e Mesit rrezikon

Inter Majemi është mundur në MLS me rezultatin 4-1 nga skuadra e Çikago Fajër, me Xherdan Shaqirin që shkëlqeu me dy gola përballë ekipit të Leo Mesit.

Ky i fundit vazhdon të qëndrojë ende jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, gjë që duket se po i kushton shumë skuadrës nga Florida.

Në minutën e 49’ ishte Shaqiri ai që kaloi në avantazh ekipin e tij, teksa baraspesha erdhi nga Martinez katër minuta më vonë me një penallti.

Në minutat 62’ dhe 66’ Haile-Selasi shënoi dy herë për t’ia bërë gjërat më të lehta Çikagos, teksa në minutën e 73’ ishte sërish mesfushori shqiptar që i dha goditjen finale Inter Majemit.