TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana është në krizë re zultatesh dhe këtë e thonë statistikat. Gjithsesi, jo gjithçka është fat. Ndonëse te Tirana shpresojnë te kthesa në Kukës ndaj Vllaznisë, situata ka të paktën pesë arsye që është përkeqësuar.
Ato janë gjendja fizike, ndryshimi i lojtarëve, “gjelat”, formula dhe çështja “Shehi”.
GJENDJA FIZIKE – Gjatë muajit të fundit, Tirana është dukur e lodhur. Pa freski. Edhe pse trajneri Orges Shehi është munduar që të bëjë rotacion në ekip, sërish grupi nuk ka shkëlqimin e muajit gusht. Faktorët mund të jetë disa, që kanë të bëjnë me mosimpenjimin. Nga ana tjetër, Tiranës i ka ndodhur një fatkeqësi. Është larguar trajneri i përgatitjes fizike, Kosta Jani. Ndoshta përgatitësi më i mirë shqiptar dhe që Tirana e kishte në organikë prej 2018-ës. Që prej ikjes së tij një muaj më parë nisën edhe problemet fizike.
NDRYSHIMI I MADH – Gjatë verës, sërish skuadra ndryshoi shumë. Që nga porta e deri në sulm. Nga formacioni i vjetshëm, mbijetoi Hasani, Deliu, Lushkja, Përgjoni e Najdovski. Erdhën shtatë lojtarë të rinj. Një tjetër stil loje, që sigurisht do kohë, si për ngjizjen, edhe për rezultatet. Kjo shihet në sulm, ku veç Hasanit që vazhdon të jetë i njëjti, të tjerët e kanë shumë të vështirë.
“GJELAT” – Prej shumë kohësh Tirana nuk ka pasur një skuadër me kaq yje. Ka luksin që të mbajë në stol si ndeshjen e fundit Abazajn, Lushkjën, Micin, pa folur për të dëmtuarit. Normalisht të qenit me emër sjell edhe pak vështirësi. Të gjithë duhet të njihen me huqet e klubit e me radhë.
FORMULA – Një tjetër problem i madh për skuadrat shqiptare. Futbollistët duket se e kanë ndarë mendjen dhe do të shohin më vonë. Pak a shumë askush nuk e vë “ujin në zjarr”. Të gjithë nga skuadrat e mëdha e dinë që në fund do të jenë në katërshen e parë dhe thonë se do ta shkelin gazin në fund të kampionatit, pasi nuk kanë kundërshtarë. Një tjetër veprim që sjell pak probleme për rezultatet dhe tifozët.
ÇËSHTJA “SHEHI” – Edhe pse duket sikur nuk ndikon, kjo nuk është e vërtetë. Problemi i trajnerit është një hall më vete për lojtarët. Tensioni i situatës sigurisht që reflekton edhe te lojtarët, të cilët nuk janë të qartë. Duan apo nuk duan drejtuesit edhe skuadra në njëfarë mënyre është e trazuar për tranzicionin që po kalojnë bardheblutë. Për më tepër që skuadra është në një ngërç rezultatesh që nuk po e kalon dot prej dy javësh, ndërsa paraqitja në fushë lë për të dëshiruar.