TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e sotme mes skuadrave të Tomorrit dhe Burrelit, e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat, është shoqëruar me një incident në fushën e lojës. Pikërisht në minutën e 20 të pjesës së parë, kur ndeshja Tomorri-Burreli ishte 0-0, gjatë një aksioni dy futbollistë të Burrelit janë përplasur me kokë dhe njëri prej tyre, sulmuesi Dali Faruku ka rënë në fushë pa ndjenja.
Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve të të dy ekipeve bëri që futbollisti të përmendej pas 10 minutash. Pas kësaj, në fushë ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar Farukun drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është rikthyer në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ndeshja Tomorri-Burreli, e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat, ka përfunduar me rezultatin 0-1.