SPORT, 7 Shkurt 2022, 11:47

Tuhel infektohet me COVID-19, Çelsi niset pa trajnerin në Botërorin e Klubeve

Tuhel infektohet me COVID-19, Çelsi niset pa trajnerin në

Skuadra e Çelsit ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e diel, ndërsa në avion mungonte trajneri Tomas Tuhel, ende në izolim pas infektimit me COVID.

Kampionët e Europës do të nisin aventurën e tyre në Botërorin e Klubeve ditën e mërkurë në gjysmëfinalen kundër Al-Hilalit që mposhti në çerekfinale Al Xhazirën ditën e djeshme.

Nëse fitojnë, të shtunën do të luajnë finalen kundër Palmeirasit ose Al Ahlit.