SPORT, 6 Shtator 2023, 19:38

Trofeu “Kopa”, zbulohen emrat e lojtarëve që garojnë për lojtarin më të mirë U21

Trofeu “Kopa”, zbulohen emrat e lojtarëve që garojnë

Nata gala e ndarjes së çmimit prestigjoz personal të “Topit të Artë” ka gjithashtu edhe disa trofe të tjerë për t’u shpërndarë, dhe një nga këto është edhe trofeu “Kopa”. Ky trofe prestigjoz i jepet lojtarit më të mirë të ri, pra atij të kategorisë U21.

10 lojtarë janë në garë për të fituar këtë çmim dhe emrat sapo janë zbuluar. Emrat e lojtarëve më të mirë U21 që garojnë për trofeun “Kopa”:

Bellingham, Gavi, Musiala, Camavinga, Pedri, Xavi Simons, Alejandro Balde, Antonio Silva, Rasmus Hojlund, Elye Wahi.