SPORT, 5 Shtator 2023, 20:29

Ballkani përforcohet në merkato, prezanton sulmuesin që ka luajtur për Shpresat

Ballkani përforcohet në merkato, prezanton sulmuesin që ka

Ballkani u kualifikua për të dytën herë radhazi në grupet e Conference League dhe për paraqitje sa më dinjitoze, nevojiten afrime. Në këto kushte, klubi kosovar nga Suhareka ka zyrtarizuar këtë pasdite firmën me Bernard Karricën.

Sulmuesi 22-vjeçar, Karrica është një emër mjaft i njohur, pasi ka kontribuar për Shpresat e Shqipërisë. Sa i takon ekipeve, ai ka luajtur për Rijekën apo Dinamon e Zagrebit.

“E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive. Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica. 22-vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtares së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin. Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta” – Shkruan klubi.