SPORT, 5 Shtator 2023, 10:36

“Ndihem bir i Interit”, Lautaro: Jam në “top” formë, derbi luhet për t’u fituar

“Ndihem bir i Interit”, Lautaro: Jam në “top”

Si kapiten dhe golas hënuesi i ekipit, Lauta ro Martinez e ka marrë për dore skuadrën dhe e ka ngjitur në kreun e tabelës, të cilin e ndan me Milanin, rivalin e radhës në kampionat. “Sezonin e shkuar mbërritëm në finalen e Champions-it dhe nga ne pritet shumë”, ka thënë sulmuesi për “Rai Sport” duke vazhduar me deklaratat e tij të dashurisë për Interin.

Pse i fitoni tashmë më lehtë ndeshjet me ekipet e vogla ose të mesme?
Mentaliteti duhet të jetë gjithmonë i njëjtë, duhet të respektosh çdo kundërshtar dhe të fillosh gjithmonë fuqishëm.

Në çfarë ndiheni të përmirësuar?

Unë jam duke punuar që të mendoj fillimisht për lojën, pra të gjej mënyrën për të përfituar nga kundërshtari. Jam në formën time më të mirë. Ju jeni ai që prekni më shumë topa brenda zonës.

Është mbretëria juaj?

Nuk e di, mendoj se kur je më afër portës, ke shanse më të mira për të shënuar. Nëse skuadra luan mirë, ka mundësi. Tani po arrij t’u jap një dorë bashkëlojtarëve të mi. Ndihem mirë dhe jam i lumtur. Lindi “TuLa”. Jam i lumtur për Markusin, ai ka punuar mirë që nga dita e parë.

Çfarë shoku është Turam?

I fortë, një djalë që punon dhe dëshiron të mësojë shumë. Jam i lumtur sepse ai bën një punë të jashtëzakonshme në të dyja fazat. Gjithmonë dëshiron të përmirësohet dhe kjo është e rëndësishme.

Sa e madhe është dashuria juaj për Interin?

A është rritur me kalimin e viteve? Dashuria që ndiej për këtë fanellë ka qenë e njëjtë që nga dita e parë, pasi njerëzit më bënë të ndiej dashurinë e tyre. Unë i falënderoj gjithmonë për këtë, përpiqem të falënderoj tifozët me atë që bëj në fushë. Gjithnjë e më shumë golashënues dhe gjithnjë e më shumë kapiten i këtij ekipi që është në zemrën tuaj. Jam i kënaqur me këtë fillim, ne po punojmë dhe rezultatet janë “produkt” i punës sonë të përditshme. Ne, që kemi qenë më gjatë këtu, punojmë për të futur të rinjtë në skuadër në bord, pastaj ata vihen në dispozicion. Kjo është e rëndësishme që ekipi të rritet.

Keni lidhje të veçantë me Zanetin. Mendoni se jeni në rrugën e tij?

Po, sepse më dha mundësinë të vij në Europë. Që në ditën e parë tek Interi më trajtuan si djalin e tyre, gjithmonë mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua.

Çfarë prisni nga Milani?

Ju e mundët shpesh vitin e kaluar, por ekipi është rritur. Po, ata janë të fortë dhe cilësorë, ne duhet t’i respektojmë ata. Pastaj është një derbi, ne do ta luajmë atë si gjithmonë duke u përpjekur ta sjellim atë në shtëpi. Kjo është e rëndësishme për qytetin dhe për njerëzit.