SPORT, 5 Shtator 2023, 16:35

Zyrtare/ Sofyan Amrabat prezantohet te Manchester United

Zyrtare/ Sofyan Amrabat prezantohet te Manchester United

Manchester United ka prezantuar ditën e martë afrimin e tyre më të ri në skuadër. Sofyan Amrabat tashmë është pjesë e “Djajve të Kuq”, duke u prezantuar zyrtarisht para mediave.

Mesfushori maroken ka firmosur kontratën e tij të vlefshme deri në qershor të vitit 2024, pra një huazim që i ka kushtuar Manchester United 10 milionë euro. Në kontratë gjithashtu është edhe e drejta e blerjes për një total prej 25 milionë eurosh.

Amrabat do të mbajë numrin katër në fanellë.