SPORT, 5 Shtator 2023, 18:48

Mbështeti Presidentin Rubiales, Spanja nuk fal, shkarkon trajnerin e skuadrës së femrave

Mbështeti Presidentin Rubiales, Spanja nuk fal, shkarkon trajnerin e

Mbështeti Presidentin Rubiales, Spanja nuk fal, shkarkon trajnerin e skuadrës së femrave.

42-vjeçari ishte nën presion pasi fillimisht kishte mbështetur Luis Rubiales, presidentin e federatës, i cili u pezullua nga FIFA nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin pasi puthi në buzë lojtaren Jennifer Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Rubiales pretendonte se puthja ishte konsensuale, sakaq Hermoso nuk ndante të njëjtin mendim.

Pasi u kthye në Spanjë pas triumfit në Kupën e Botës, Vilda duartrokiti një fjalim të Rubiales në të cilin presidenti i RFEF tha se nuk do të jepte dorëheqjen dhe gjithashtu i premtoi trajnerit një marrëveshje të re katërvjeçare me vlerë 500,000 euro në vit. Të nesërmen Vilda lëshoi një deklaratë duke thënë se veprimet e Rubiales ishin “të papërshtatshme dhe të papranueshme”, por ishte tepër vonë.