TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollistja spanjolle, Jenni Hermoso, ka depozituar një ankesë ligjore në zyrën e prokurorisë për puthjen pa dakordësinë e saj, nga kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, pas finales të Kupës së Botës.
Futbollistja spanjolle e akuzon atë për abuzim seksual pasi u puth në buzë pas fitores së Spanjës 1-0 ndaj Anglisë.
Hermoso ka deklaruar se puthja ishte pa aprovimin e saj, ndërkohë që kreu i Federatës, tashmë i pezulluar nga FIFA, e mohon këtë gjë dhe nuk pranon të dorëhiqet.
Kjo ankesë e Hermoso, do të thotë se Rubiales mund të përballet me akuza penale për aktin e kryer në ceremoninë e ndarjes së medaljeve.
Më 29 gusht, prokurorët spanjollë nisën një hetim paraprak për të parë nëse ngjarja konsiderohet si një krim, konkretisht ai i abuzimit seksual.
Rubiales, i cili para puthjes së futbollistet, u pa duke prekur organin e tij gjenital, gjatë festimit të fitores, ka refuzuar më shumë se një herë të dorëhiqet nga pozita e tij dhe pretendon se puthja ishte e dakordësuar.
Ngjarja e paprecedent, ka shkaktuar polemika të shumta, duke eklipsuar fitoren e Spanjës, ndërsa ka rrëmbyer vëmendjen e publikut në mbarë botën, duke i kthyer prozhektorët në trajtimin e grave dhe vajzave në futboll.
Rreth 81 lojtarë spanjollë, përfshirë të gjithë 23 fituesit e Kupës së Botës, kanë thënë se nuk do të luajnë më për kombëtaren nëse Rubiales vijon të jetë në detyrë.