SPORT, 5 Shtator 2023, 15:42

Napoli shpërthen kundër mediave në lidhje me kontratën e Kvaratskhelias: Raportoni vetëm shpifje

Napoli shpërthen kundër mediave në lidhje me kontratën e

Napoli i ka cilësuar si shpifje raportimet rreth negociatave për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelia, duke fajësuar mediat se kanë “agjentët e lojtarit si burimin e tyre të vetëm”.

Kampionët e Serie A lëshuan një deklaratë mjaft agresive në Twitter të martën në lidhje me zgjatjen e mundshme të kontratës së gjeorgjianit. “Duke pasur agjentin e lojtarit si burimin e vetëm, disa media vazhdojnë të raportojnë negociatat e supozuara për zgjatjen e kontratës së Kvaratskhelia”, thuhet në njoftimin e Napolit.

“Është shpifje! Askush nga Napoli, Mauro Meluso, Maurizio Micheli, Aurelio de Laurentiis apo Andrea Chiavelli, nuk e ka diskutuar ndonjëherë zgjatjen e mundshme të kontratës së lojtarit (kontratë e cila skadon pas katër vitesh).”