TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka më në fund qetësi në kampin e Paris Saint Germain, pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndroj në kryeqytetin francez. Sulmuesi francez fillimisht kërkoi largimin me PSG-në që këmbënguli për ta mbajtur atë në “Parc de Princes”. Kishte polemika të shumta mes kampit të Mbappes dhe presidencës së PSG-së, por duket se gjërat tanimë janë rregulluar.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se Mbappe përveçse një futbollist, është edhe një njeri i jashtëzakonshëm duke konfirmuar atmosferën e mirë në skuadër.
“Kylian Mbappe është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një njeri fantastik. Skuadra e PSG-së, brenda dhe jashtë fushës nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar dhe mendoj se është parë në ndeshjen e fundit kundër Lyonit”, deklaroi Al Khelaifi. Mbappe ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2024, por klubi francez dëshiron që t’ia rinovojë atë për ta mbajtur edhe për shumë kohë në radhët e veta.