TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone në një intervistë të dhënë së fundmi duket se ka dalë pak jashtë kornizave të tij, duke folur edhe për tema të “nxehta”. Përpara ndeshjes së fundit për këtë sezon në La Liga, Simeone dha një intervistë për programin spanjoll 'El Partidazo de COPE' ku atij iu drejtuan një sërë pyetjesh, duke përfshirë disa për jetën e tij seksuale. Gjërat u bënë interesante kur një prezantues përmendi një studim që pretendon se një spanjoll bën seks mesatarisht 56 herë në vit.
Duke iu përgjigjur studimit, Simeone tha: “Sa? 56, 56 në vit. Sa herë në muaj? Katër herë në muaj? Katër herë në muaj jo. Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.
Shakaja e Simeones shkaktoi shumë të qeshura në studio teksa argjentinasi foli edhe për aktivitetin e tij seksual, duke thënë “15 herë në muaj? Nuk do të them, por kemi një mesatare të mirë”.