SPORT, 2 Qershor 2023, 13:24

E ardhmja e Igli Tares mbetet e paqartë, në Itali e përjashtojnë Napolin: Nuk është figurë për De Laurentis

E ardhmja e Igli Tares mbetet e paqartë, në Itali e

Igli Tare nuk do të vazhdojë më në krye të Lacios dhe në Itali e shihnin si pasuesin e Xhuntolit te Napoli. Drejtori sportiv i kryeqytetasve nuk e ka rinovuar kontratën me Lacion duke e bërë fakt të kryer largimin e tij.

Megjithatë, e ardhmja mbetet e paqartë dhe Napoli nuk duket opsioni i mundshëm për të. Diçka të tillë, e ka deklaruar gazetari i “Gazzetta Dello Sport”, Xhanluka Monti i cili shprehet se Tare nuk është për momentin figura për të cilin De Laurentis po sheh.

“Tare nuk do të ishte një profil i denjë për De Laurentisin. Kjo për shkak se në të shkuarën ka marrë emra si Bigon dhe Xhuntoli e në momentin që Napoli është dhe me vëmendjen që ka, mendoj se do të marrë një drejtor sportiv me një figurë më të ulët se De Laurentis, duke qenë se nuk do shumë vëmendje.

Për më tepër, në këtë situatë dhe pa trajner ai do një të ri që ta ketë të lehtë që të menaxhojë dhe të jetë i gjithëfuqishëm”, u shpreh Monti.