TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkëlzen Ruçi, pasi festoi me trofeun e kampionit të Kategorisë së Parë, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se rrugët e tij me Skënderbeun do të ndahen.
Ai shkruan se tashmë do të niste një rrugëtim tjetër larg skuadrës korçare dhe për këtë, kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës në të cilën në vitin e fundit ka qenë padyshim një nga pikat më të forta.
“Dua t’ju bëj me dije që nga sot nuk jam më pjesë e Skënderbeut. Pas një bisede të bërë me presidentin dhe për arsye të mia familjare, kam vendosur të mbyll këtu këtë aventurë”, shkruan ndër të terja Ruçi, duke i dhënë lamtumirën ekipin korçar.