TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në datën 7 qershor do të luhet finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hamit. Dy skuadrat do të synojnë të marrin një trofe europian, ku veç prestigjit do t’i sillte përfitime financiare të konsiderueshme klubeve.
Por, aty që përfitojnë nuk janë vetëm klubet por edhe ligat. Aktualisht, Italia do të përfaqësohet sezonin tjetër me 7 skuadra në Europë, nga të cilat 4 janë në Champions, 2 në Ligën e Europës dhe 1 skuadër në Konferencë. Ndërkohë, ekziston edhe një shans që të rritet numri në 8 skuadra.
Nëse Fiorentina arrin të fitojë Ligën e Konferencës, do të siguronte kalimin në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm duke shtuar skuadrat italiane, e në rast se nuk ia del, atëherë do të përfundonin shanset. Ndërkohë, nëse Interi arrin të fitojë Championsin, këtë sezon nuk përfitojnë asgjë skuadrat italiane duke qenë se zikaltërit e kanë arritur Europën nga kampionati.