TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje të rëndësishme në rrugëtimin për kualifikueset e Gjermani 2024, ku në datën 17 qershor do të përballemi me Moldavinë e më pas me Ishujt Faroe.
Për këto ndeshje, Silvinjo duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit Klaus Gjasula. Futbollisti që ka qenë një titullar i rëndësishëm në shumë ndeshje të Kombëtares, ka pësuar së fundmi një dëmtim dhe nuk do të jetë me skuadrën për këto dy takime.
Diçka e tillë u njoftua ditën e sotme nga vetë FSHF nëpërmjet një komunikate për shtyp. Gjasula ka krye të gjitha ekzaminimet mjekësore nga stafi i Kombëtares dhe më pas është arritur në konkluzionin që ai nuk mund të jetë pjesë e skuadrës.