SPORT, 2 Qershor 2023, 17:54

Fyerje ndaj gjyqtarit të finales së Europa League, UEFA ngre akuza ndaj Jose Mourinhos

Fyerje ndaj gjyqtarit të finales së Europa League, UEFA ngre akuza

UEFA ka hapur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj trajnerit të Romës, Jose Mourinho, për fyerjen e gjyqtarit Anthony Taylor pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Sevillas.

Një deklaratë nga komiteti disiplinor i UEFA-s sot përshkroi një sërë akuzash kundër të dy klubeve pas një finale të zjarrtë në “Puskas Arena” në Budapest. Të dy klubet u akuzuan për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozëritë e tyre, plus sjellje të pahijshme të ekipit. Për më tepër, Sevilla u akuzua gjithashtu për pushtim të fushës së lojës, ndërsa Roma u akuzua për akte dëmtimi dhe shqetësime të turmës.

Konkretisht, vetëm Mourinho u akuzua për “gjuhë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes”. Ai u kap nga kamera duke u abuzuar ndaj gjyqtarit Taylor në parkingun e makinave pas ndeshjes. Kjo lloj sjelljeje, si dhe përmendjet e shumta të gjyqtarëve në intervista dhe në konferencën për shtyp, ndihmuan të krijohej një atmosferë që të nesërmen panë tifozët e Romës të sulmonin Taylorin dhe familjen e tij në aeroportin e Budapestit, duke i shtyrë, tundur dhe bërtitur me një tifoz madje duke hedhur një karrige. Sipas “Sky Sport Italia”, dy tifozë janë arrestuar për ato trazira, njëri është liruar dhe tjetri mbetet në paraburgim.