SPORT, 29 Maj 2022, 17:06

Të arrestuar dhe të plagosur/ Zbulohet bilanci pas finales së Champions League në Paris

Të arrestuar dhe të plagosur/ Zbulohet bilanci pas finales së

Një situatë e paprecedentë u regjistrua ditën e djeshme në Paris.

Finalja e Champions League mes Liverpulit dhe Realit u shty me plot 36 minuta, pasi shumë tifozë pa bileta ose me bileta false kaluan portat dhe u bënë pengesë që njerëzit të futeshin në stadium.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të rikthyer rregullin, ndërkohë që kjo u shoqërua me 69 tifozë të arrestuar, ndërsa 238 vetë janë plagosur lehtë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Tifozët e të dyja skuadrave ngelën të zhgënjyer nga organizatorët dhe reagimi i forcave të rendit, që përdorën dhunë dhe gaz lotsjellës për të marrë nën kontroll situatën pas kaosit të shkaktuar.