TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kansas City fiton Super Bowls LVII në Glendale, Arizona. Mposht Philadelphian 38-35 me përmbysje, falë një goli fushe të shënuar 8 sekonda nga fundi. Një përmbysje e madhe falë një pjese të dytë spektakolare të Patric Mahomes, MVP i ndeshjes dhe “fytyra” e NFL.
Në gjysmën e dytë të lojës Chiefs siguruan pikë në çdo zotërim sulmues, duke përmbysur dizavantazhin prej 10 pikësh me të cilin shkuan në pushim. Për skuadrën nga Missouri është triumfi i tretë. I dyti në finalen e tretë të luajtur në këto 4 vitet e fundit.
Mahomes dhe Reid
Lojtari më i mirë në fushën që rezultoi shumë e rrëshqitshme, mposhti skuadrën më të mirë. Nuk është diçka surpizuese në një sport ku roli i “quarterback”-ut është vendimtar. Mahomes ishte shpallur lojtari më i mirë i sezonit të rregullt, nuk ndodhte që nga viti 2000, kur ja doli Kurt Warner , që në finalen më të rëndësishme MVP i sezonit të rregullt të bënte bis. Një duartrokitje e meriton edhe trajneri Reid dhe i zakonshmi Travis Kelce, që mundi të vëllanë i cili luante në skuadrën tjetër.