SPORT, 25 Dhjetor 2021, 22:28

Sneijder bëhet ‘Babagjyshi” për 115 familje në Utreht: Ka gjithnjë dritë në fund të tunelit

Sneijder bëhet ‘Babagjyshi” për 115 familje në

Uesli Sneijder në versionin e Santa Claus, të paktën për shumë familje që ish-futbollisti i përfaqësueses së Holandës ka mundur të ndihmojë në ditën e shenjtë të Krishtlindjes.

Ish-mesfushori ka qenë protagonist i një nisme të bukur në Utrehtin e tij.

Siç raportohet nga "Telegraaf", Uesli, së bashku me kryebashkiaken e qytetit Sharon Dijksma, kanë shpërndanë personalisht shporta plot me ushqime për 115 familje në lagjen ‘e tij’ në Shallow.

Një nismë emocionuese që ish-kampioni holandez, në këtë periudhë të vështirë, e ka komentuar: “Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit”.

Sneijder bëhet ‘Babagjyshi” për 115 familje në