TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Simon Kjaer është kthyer pas në kohë, jo shumë larg. Qendërmbrojtësi i Milanit dhe Danimarkës ka folur për episodin që ndodhi në EURO 2020 me Kristian Eriksen, i cili pësoi një atak kardiak dhe shpëtoi pas ndihmës së dhënë nga mjekët.
Kjaer ishte i pari që shkoi te shoku i skuadrës dhe i dha ndihmën e parë, që ishte shumë e rëndësishme në ato momente. Në intervistën e dhënë për “KK2” në Danimarkë, mbrojtësi shprehet:
“Ai moment nuk mund të përshkruhet. Ndoshta vetëm me fjalë si e tmerrshme dhe e pakuptueshme. Edhe këto fjalë nuk mjaftojnë aspak. Nuk kishte asnjë mendim pas veprimeve të mia. Nuk mendoja.
E gjitha ishte shumë instinktive. Të gjithë shkuam për ta ndihmuar. Një moment i tmerrshëm, i tmerrshëm. Gjëja më e rëndësishme është që tani Eriksen është mirë”.