TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-trajneri, Fabio Kapelo, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, duke prekur shumë tema, mes të cilave dhe sfidën në Ligën e Kampioneve mes Juventusit dhe Vijarealit. Kapelo i ka habitur të gjithë, duke deklaruar se sheh favorite skuadrën spanjolle.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Vijareali është përmirësuar ndjeshëm dhe kanë një trajner të shkëlqyer si Unai Emeri. Personalisht shoh favoritë spanjollët”, tha ai.
Don Fabio ka kritikuar dhe trajnerin e Juves, Maks Alegri, për vendimin e tij për t’u kthyer te bardhezinjtë.
“Rikthimi i Alegrit te Juventusi ishte një gabim. Këtë ia kam thënë dhe vetë Alegrit. Kishte një ofertë nga Reali, duhej të shkonte atje”.